MENU
klinika

Gjesti antisportiv

Pas kartonit të kuq, Messi dënohet nga Disiplina

19.01.2021 - 16:01

Telashe të tjera për Lionel Messin. Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit në Spanjë, ka marrë vendimin për Lionel Mesin pas gjestit antisportiv në Superkupë ndaj Bilbaos.

Ai u ndëshkua me karton të kuq teksa goditi me shpullë kundërshtarin Villalibre. Ylli argjentinas është dënuar me dy ndeshje pezullim për këtë veprim antisportiv, që nuk i ka hije një lojtari të këtij kalibri.

Kësisoj, Leo do të humbasë ndeshjen e Copa del Rey kundër Cornella-s dhe sfidën e kampionatit ndaj Elche-s. “Pleshti”, duhet të ketë ngelur i kënaqur nga ky dënim minimal, pasi rrezikonte të pezullohej edhe 4 ose 8 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi i lirë në verë

PSG del hapur: Po e ndjekim Messin