MENU
klinika

Lionel Messi

“Playmaker” i dekadës, do vendin e dytë për trofe

12.01.2021 - 13:27

Lionel Messi ka thyer shumë rekorde, ka fituar plot trofe me ekipin dhe individualë. Megjithatë, për trofetë e fituar me klubin, ai do t’i duhet t’i gëzohet ndoshta vetëm vendit të dytë, të paktën edhe për ca vite.

Argjentinasi ka tuar 36 tituj në karrierën e tij, deri më tani, dhe është vetëm një të tillë larg rekordit të Andrés Iniesta dhe Maxwell, nga 37 secili. Është akoma larg ndaj Dani Alves, i cili kryeson klasifikimin me 42 tituj. Messi ka fituar 10 La Liga me Barçën, përveç 8 Superkupave të Spanjës, 6 Kupave të Mbretit, 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërorë për Klube.

Në nivelin kombëtar, Leo ka fituar një medalje të artë olimpike dhe një Kupë Bote U-20. Të dy titujt llogariten, duke pasur statusin zyrtar nga FIFA. Nëse pas pak ditësh Barcelona do të fitonte Superkupën e Spanjës, atëherë Messi do të shkonte në 37 trofe, 5 larg Dani Alves, që ende është aktiv në futboll.

Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit publikoi renditjen e dhjetë viteve të fundit për playmaker. Dhe ai nuk është askush tjetër, përveç Messit. Ylli i Barcelonës e fitoi këtë çmim më 2015, 2016, 2017 dhe 2019.

Përveç kësaj, ai ishte gjithashtu i dyti në 2011, 2014, 2018 dhe 2020. Në total, Messi ka fituar 174 pikë në atë periudhë. Ai ndiqet në podium nga një ish-bashkëlojtar: Iniesta. Talenti spanjoll ka 127 pikë. Modric është i treti me 113 dhe De Bruyne është i katërti me 103. Kroos plotëson pesë më të mirët me 90 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN