MENU
klinika

Ligue 1, Java 19

Pochettino merr fitoren e parë, -1 nga kreu

09.01.2021 - 23:26

Mauricio Pochettino ka marrë fitoren e parë në krye të PSG. Ekipi i tij fitoi me rezultatin 3-0 kundër Brest duke marrë 3 pikë me shumë vlera në tabelën e klasikimit.

Ndeshja nisi mirë, pasi ishte Moise Kean që realizoi golin e avantazhit për 1-0. Italiani mbylli pjesën e parë me këtë rezultat, ndërsa në 45 minutat e dyta kishte vend dhe për artilerinë e rëndë.

Icardi realizoi të dytin me pasimin e Mbappe, ndërsa Sarabia i vuri kapak ndeshjes me asistin e Icardit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0. Gabon gjithçka Lyon që barazon me rezultatin 2-2 kundër Rennes në transfertë. Lille nga krahu tjetër mori një fitore të vuajtur ndaj Nimes për 0-1.