MENU
klinika

“Ndërsa borxhi rritet, të ardhurat për frymë ulen”

Meta tjetër mesazh për shpopullimin: E ndalon lufta ndaj varfërisë

15.01.2021 - 17:26

Përmes një statusi në “Facebook”, presidenti Ilir Meta thekson se ndërsa borxhi për frymë rritet, ndërsa të ardhurat për frymë ulen.

Kreu i shtetit thekson se lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin e vendit, ndërkohë që i bashkëngjit postimit të tij edhe shifra të paraqitura përmes grafikëve.

“Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin!”, shkruan Meta.

Sjellim në vëmendje që mesazhet për ndaljen e shpopullimit në vend dhe largimit veçanërisht të të rinjve kanë qenë në fokusin e presidentit gjatë javëve të fundit.

Dy ditë më parë ai mbajti një panel me profesorë dhe ekspertë lidhur me fenomenin e shpopullimit në vend, ku kërkoi përmirësim të standardeve të qeverisjes dhe rritje të përfaqësimit të të rinjve në vendimmarrje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pacolli thirrje publike Metës dhe Ramës

“Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar”