MENU
klinika

Serie A, Java 15

Ronaldo e nis me dopietë, Juventus me “poker”

03.01.2021 - 22:47

Juventus e nis ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin, duke fituar 4-1 ndaj Udineses. Një rezultat që e mban skuadrën kampione në vendin e pestë, 10 pikë larg kreut.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 31-të me Cristiano Ronaldo-n. Portugezi ka dërguar topin në rrjetë me një goditje perfekte. Chiesa ka dyfishuar avantazhin e torinezëve në minutën e 49-të pas një asisti magjik të CR7.

Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i tretë i Zonjës, i shënuar nga Ramsey, por që është anuluar nga VAR për një prekje të topit me dorë. Tjetër gabim i Udinese-s, që ka humbur topin në mesfushë pas një pasimi të gabuar të Samir, me De Paul që ka pritur shumë dhe nuk ka shkuar drejt topit.

Juventus ka përfituar dhe ka shënuar golin e tretë në kundërsulm me Cristiano Ronaldo-n. Tre me zero dhe ndeshje e mbyllur nga Juventus. Më pas miqtë kanë ngushtuar, ndërsa Dybala në 93’ fikson shifrat në 4-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN