MENU
klinika

Detaje

Trafikantët ishin në anijen e Rojes Bregdetare, u hodhën në det…

09.01.2021 - 14:15

Detaje të reja janë zbardhur nga kapja e 50 emigrantë sirianë, të cilët rrezikuan të mbyteshin dje në Vlorë në një gomone.

Bëhet me dije se nga 50 sirianët, 12 ndodhen aktualisht në QSUT dhe po mjekohen për djegie pasi janë djegur nga kripa e detit dhe benzina.

Katër sirianë ndodhen në reanimacion te DjegiaPLastika, pasi kanë djegie të thella.

‘Reporttv’ raporton se sëbashku me emigrantët janë gjetur dhe 3 trafikantë të cilët janë marrë me anije nga Roja Bregdetare. Ata kanë njoftuar qendrën që kanë në bordin e tyre të anijes trafikantët, por gjatë daljes në breg, ata janë hedhur në det.

Mendohet se në momentin që anija e rojës bregdetare po bënte manovra në afërsi  të portit tre trafikantët duke përfituar edhe nga errësira apo edhe situata janë hedhur në det.

Kur policia shkoi në port për të arrestuar trafikantët, ata nuk ishin në anije. Policia ka marrë në pyetje për stafin e anijes që shkoi në shpëtim të sirianëve.

Sirianët ishin në një gomone 10 metra e gjatë me 2 motorë. Gomonja është dëmtuar për shkak të motit të trazuar dhe është mbytur.

Ku pas sinjalit SOS që kanë lëshuar në det kanë lajmëruar sallën operative me një numër shqiptar, ku dhe kërkuan ndihmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trafikantët shqiptarë i nisën me gomone...

Dëshmia e klandestinëve që u kapën në Vlorë