MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Vllaznia ndalet në shtëpi, rivalët “fërkojnë” duart

24.01.2021 - 18:43

Pas tri fitoreve minimale, Vllaznia është ndalur pikërisht atëherë kur nuk pritej. Shkodranët nuk kanë shkuar më shumë se 0-0 në shtëpi ndaj Kastriotit, duke bërë një hap fals, duke pasur parasysh synimit që i kanë vetes kuqeblutë për titullin kampion.

Nisja e ndeshjes ishte e mirë për krutanët, por më pas janë vendasit që krijojnë dy mundësi të mira shënimi, njëherë me Dilaver, njëherë me Gurishtën, por pa qenë në gjendje të shënojnë.

Në pjesën e dytë shkodranët kanë pretenduar dy herë për penallti, por që nuk është akorduar. Vllaznia ushtron presion në fund, jepen edhe gjashtë minuta shtesë, por goli nuk vjen. Kuqeblutë lënë 2 pikë dhe nesër rivalët mund të shfrytëzojnë këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN