MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 14

Vllaznia në delir, lë Kukësin në krizë

15.01.2021 - 20:00

Vllaznia marshon në krye të Superligës, pasi mposht Kukësin në transferta me rezultatin 1-0. Kuqeblutë hakmerren kështu për humbjen e fazës së parë në Shkodër.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar në qarkullimin e topit, por rastet më të mira i pati Vllaznia, sidomos në fundin e këtij fraksioni. Miqtë ishin insistues në pjesën e dytë dhe në 58’ shënojnë me anë të Kalajës.

Sulmuesi shkodran përfitoi nga një zotërim jo i mirë i topit të portierit të Kukësit pas gjuajtjes të Markut. Kalaja thjesht shtyu topin në rrjetë. Kukësi hidhet me njëherë në sulm dhe në minutën e 70-të i afrohet golit me Hetemaj, që godet shtyllën.

Në fundin e ndeshjes pati vetëm një skenar, Kukësi që sulmoi pa fund dhe Vllaznia që mbrojti fort golin e vetëm. Përfundon 0-1, me Vllazninë në delir dhe Kukësin në krizë.

Në ndeshjen tjetër Teuta fitoi 2-0 në shtëpi përballë Bylisit, duke marrë vendin e dytë, tashmë 9 pikë larg Vllaznisë. Durrsakët shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Teuta rikthehet forca e dytë në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN