MENU
klinika

“Kur je në një detyrë si kjo, nuk ke kurrë kohë”

Xhaçka: Jam e lumtur që sot stafetën ja kaloj Nikos

05.01.2021 - 10:31

Nga sot zyrtarisht ministre e Puneve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se ndihej jo pak e trishtuar kur i dorëzoi kolegut të saj, Niko Peleshi stafetën e Ministrit të Mbrojtjes.

Duke theksuar se këto vite ia kanë dalë të çojnë “më shumë të ardhura në familjen e ushtarakëve”, Xhaçka theksoi se “sot Forcat e Armatosura janë një institucion që gëzojnë respektin e admirimin e qytetarëve shqiptarë”.

Xhaçka tha se koha nuk është në favorin e një ministri në krye të këtij dikasteri, ndërsa tha se projekti për modernizimin e FA ishte i përzemër për të dhe shprehu bindjen se si do ecë përpara më së miri nën drejtimin e Niko Peleshit.

“…axhendë takimesh e doja dhe këtë e doja dhe atë dhe ata më thonin ta merrja më shtruar se ishte vetëm java e parë e kishim kohë. Por në fakt kur je në një detyrë si kjo nuk ke kurrë kohë. Koha që ke në dizpozicion është shumë e shkurtër dhe fluturon me një shpejtësi të pabesueshme.

Gjithë ca mund e duhet të bësh është të shfrytëzosh cdo ditë për të realizuar sa më shpejt projektet që ke menduar në mënyrë që kur të vijë dita ti dorëzosh stafetën një kolegu tjetër, të mund ti njohësh vetes kënaqësinë që po i lë punët më mirë se sa i gjete.

Ose sic më thoshte një miku im që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një rresht në muzeun e FA, qe eshtë një projekt që kisha shumë përzemër.

Me angazhimin e Nikos do realizohet për të pasur një bazë detare të NATO-s në Pashaliman, propozimi ynë është pritur mirë dhe jam optimiste se së shpejti dhe kjo bazë mund të bëhet realitet. Jam e lumtur që sot stafetën ja kaloj kolegut, mikut të mirë jam e sigurt që do jetë drejtues efikas dhe punëmbaruar sic ka qenë në cdo institucion që ka drejtuar”, tha Xhacka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Këtë borxh do përpiqem ta shlyej me punë”

Olta Xhaçka: Nuk do të mjaftohem me atë që është bërë!

Flet për herë të fundit si Ministër i Jashtëm

Cakaj rendit arritjet në dy vite: Shqipëria ka qenë ëndërr historike…