MENU
klinika

Operacioni në merkato

Ardhja e Mbappe largon Hazard nga Real Madrid

26.02.2021 - 17:16

Kylian Mbappé është synimi më i madh i Real Madrid, pse jo, që kësaj vere pas përfundimit të Europianit. Bordi drejtues i Los Blancos po përgatit “armët” e nevojshme për të bindur yllin e PSG-në.

Është një operacion shumë i komplikuar, i cili do të varet në një masë të madhe nga sa të gatshëm janë të gjitha palët. Ardhja e tij do të ishte guri i parë në projektin e ri të madrilenëve.

Mbappé do të ishte lideri për 10 vitet e ardhshme dhe do të debutonte në “Santiago Bernabéu”-n e ri. Sidoqoftë, ardhja e tij në klub do të kishte edhe sakrifica. Eden Hazard është ai që mendohet të largohet. Belgu arriti në korrik 2019 në këmbim të më shumë se 100 milionë eurove.

Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, por që nuk u bë lider pas largimit të Cristiano Ronaldo. Benzema ka marrë më shumë përgjegjësi. Eden nuk ka qenë në gjendje të shkëlqejë për shkak të lëndimeve. Që nga ardhja e tij ai ka humbur më shumë se 40 ndeshje për shkak të dëmtimeve të ndryshme.

Ardhja e Mbappé largon Hazard, sepse francezi ka të njëjtin rol. Gjithashtu, Mbappé do të mbërrinte me pagën më të lartë, si dhe nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e Real Madrid.

Në të dy aspektet, kjo do të rrëzonte Hazard, i cili aktualisht merr 14 milionë euro neto. Për të dy në ekip nuk do të kishte vend, qoftë për nga roli, qoftë për nga financat. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë gjatë verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshjet e para për 1/8 e Champions

Tripleta e Mbappe “fshin” Messin, Liverpool s’fal