MENU
klinika

Qendërmbrojtësi i Kombëtares

“AS”: Inter do të pendohet për 20 vjet për Çepelen

17.02.2021 - 12:06

Gabimi për të cilin Interi mund të pendohet për 20 vjet quhet Ramen Çepele. Ai është Bonucci i ri, qendërmbrojtësi i së ardhmes. Kështu e nis prestigjiozja spanjolle AS prezantimin e 17-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë ka bërë debutimin e tij me ekipin e të rriturve të Shqipërisë. Çepele u largua nga Italia për të nënshkruar për Hannover, teksa tashmë është grumbulluar me ekipin e parë.

Në një treg ndërkombëtar ku mungojnë gjithnjë e më shumë mbrojtësit e qendrës, sidomos nga e majta, nuk shpjegohet se si Interi e ka lënë Ramen Cepele të lirë, vetëm 17 vjeç dhe se si ai vendosi të mos rinovojë me zikaltrit dhe të mos pranojë ofertat nga të tjerët të mëdhenj nga Italia, për të nënshkruar për skuadrën gjermane të Hannover.

Pavarësisht se ka lindur në Itali dhe luajti me të gjitha kategoritë e moshave me fanellën axurre, Ramen zgjodhi Shqipërinë, me siguri i tërhequr nga mundësia, e bërë tashmë reale, e debutimit me ekipin e të rriturve.

Ai luajti ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare kundër Kosovës në një nivel të lartë. 1.90 metër i gjatë, pozicionim i shkëlqyer dhe inteligjencë, një nga fuqitë e së ardhmes. Kështu e mbyll AS për Ramen Cepelen.

Ndërkohë, Odise Roshi u prezantua zyrtarisht tek ekipi hungarez Diosgior. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe klubi bëri zyrtar transferimin. Roshi nisi edhe stërvitjen me ekipin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për 3 ndeshjet e Shqipërisë

Pesë afrime të reja në Kombëtare