MENU
klinika

Premier League, Java 26

City marshon në krye, 20 fitore radhazi

27.02.2021 - 15:25

Manchester City është i pandalshëm. Të besuarit e Guardiolas fituan sot 2-1 në shtëpi ndaj West Ham dhe shkëputen me 12 pikë në krye të Premier League. Një ecuri mbresëlënëse!

Me rezultatin 1-1 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes hapëse e javës së 26-të të Premier League. Takimi është zhbllokuar në minutën e 30-të nga Ruben Dias. Qendërmbrojtësi i Guardiola-s ka shënuar me një goditje me kokë pas një krosimi perfekt të Kevin de Bruyne.

Belgu është lojtari me më shumë asiste të dhënë në këtë sezon të Premier League (11, sa Harry Kane). Në minutën e 43-të ka ardhur barazimi i miqve me Antonio-n, i cili ka shënuar pas asistit të Lingard, ylli i United i huazuar te Hammers.

Në minutën e 68-të vendasit kanë shënuar golin e dytë dhe qetësuar Guardiolan. Plot 20 fitore radhazi për Sitizens në të gjitha kompeticionet duke u afruar afër një rekordi ndërkombëtar.