MENU
klinika

Serie A, Java 23

Dopietë e Ronaldos, Juventus ngjitet i treti

22.02.2021 - 22:41

Pas humbjes me Napolin, Juventus i është rikthyer fitores. Bardhezinjtë fituan 3-0 në shtëpi ndaj Crotones dhe tashmë marrin vendin e tretë në kampionat, teksa kanë edhe një ndeshje më pak, atë ndaj Napolit në shtëpi.

Cristiano Ronaldo gjeti rrjetën e parë në 38’. Alex Sandro kroson bukur brenda zone, aty ku CR7 gjen kohën dhe pozicionin duke mos gabuar me kokë. Në limitet e pjesës së parë ai ka gjetur edhe golin e dytë. Këtë herë asisti ka ardhur nga këmbët e Ramsey.

Crotone është ekipi i 78-të kundër të cilit Cristiano Ronaldo shënon në ligat evropiane. Vetëm Ibrahimovic (79) ka më shumë që nga viti 2000. Portugezi ka shënuar për të gjitha ekipet me të cilat përballet në Serie A aktualisht në turne. Koleksionist i vërtetë! Tani Ronaldo është shënuesi më i mirë me 18 gola, një më shumë se Lukaku.

Juventusi ka trefishuar me autor Weston McKennie, i cili pas rrjetës së shënuar ka bërë një festim të veçantë si në “Perëndimin e Egër” dhe me një litar që mbante në dorë dhe hidhte. Pjesa tjetër e ndeshjes nuk kishte shumë histori…