MENU
klinika

18 vjet dominimi i treshes

Federer-Nadal-Djokovic, 58 triumfe në 70 finale

24.02.2021 - 17:29

Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Djokovic po shkruajnë historinë e tenisit. Një trio që ka bërë epokë dhe vijojnë ende të thyejnë rekordë, duke luajtur së bashku dhe duke fituar thuajse gjithçka.

Mosha nuk i ndal këta kampionë dhe fakti që fitojnë ende edhe sot tregon se janë të paarritshëm, të pathyeshëm dhe se mund të bëjnë ende mrekullinë në fushë.

Nga viti 2003, kur Roger Federer doli në finalen e Wimbledon, më pas të tuar prej tij, kanë kaluar 18 vjet. Nga ajo finale deri më sot janë luajtur gjithsej 70 grand slam. Të paktën njëri prej kësaj trioje ka qenë i pranishëm në 64 finale dhe vetëm në 6 raste ata nuk kanë mundur të shkojnë deri në fund.

Nga këto 70 finale të luajtura nga viti 2003 deri më sot, 58 prej tyre janë fituar nga tre më të mirët. Federer dhe Nadal 20 herë, ndërsa Djokovic 18 grand slam.

Pra, tenistët e tjerë në këto 18 vite kanë fituar vetëm 12 grand slam. Një dominim total saqë nga turneu në turne surprizat kanë qenë të rralla. Edhe për këtë vit pritet supremacia e kësaj tresheje, për më tepër që në mars rikthehet edhe Federer pas rikuperimit.