MENU
klinika

NBA

Garë e fortë për kreun në Lindje, ndalen Clippers

26.02.2021 - 11:57

Garë e fortë në Konferencën e Lindjes në NBA. Skuadrat janë ngjeshur në krye pas rezultateve të fundit. Philadelphia dhe Brooklyn Nets vijojnë të kryesojnë së bashku renditjen. Të dy ekipet dolën fituese nga takimet e luajtura së fundmi.

Philadelphia mundi 111-97 Dallas Mavericks, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua i zakonshmi Embiid, autor i 23 pikëve. Pa probleme fiton edhe Brooklyn Nets, që mundi thellë 129-92 Orlando Magic. Për Nets u dallua Irving me 27 pikë.

Me sukses nga ndeshjet e fundit edhe Milwaukee Bucks, që mundi 129-125 New Orleans Pelicans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Giannis protagonist absolut, që realizoi 38 pikë e 10 rebound.

Në Perëndim, ndalet ekipi i Los Angeles Clippers, që u mund 122-94 në fushën e Memphis, sfidë ku për vendasit u dallua Jones me 20 pikë. Me lehtësi fiton New York Knicks, që mposhti 140-121 Sacramento Kings, me Quinckley autor të 25 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN