MENU
klinika

(dhe të fshehtash)

Jonida dhe Besniku në një rrëfim dashurie

14.02.2021 - 12:51

Në episodin e ri të ‘Jonida’s Room’ ishte ftuar çifti Besnik – Jonida dhe me rastin e “Shën Valentit”, treguan shumëçka për marrëdhënien e tyre. Duke nisur nga jeta si prindër të Emit që siç e pranuan vet, iu ka ndryshuar gjithë rutinën. “Tani çdo gjë e përshtasim me vajzën. Gjithçka varet nga ajo”, rrëfeu Jonida. Ndërsa Besniku falenderoi vjehrrën dhe nënën e tij për ndihmën që iu japin me vajzën.

Lajmi më i bukur që morëm nga dy të dashuruarit është fakti që në verë do nisë xhirmi i një filmi ku aktore do jetë Jonida dhe producent Besniku. Ndërsa premiera do të bëhet verën e vitit tjetër.

Në prag të festës së dashurisë çifti zbuloi edhe disa detaje për njëri-tjetrin dhe marrëdhënien e dashurisë, pa ju shmangur asnjë pyetjeje dhe me sinqeritet që ndihej. Kur u pyetën për puthjen e parë, ata treguan se e kanë dhënë në makinë. “Unë isha në fazëne  lojrave, doja ta lija të priste, por ai erdhi më mori dhe më rrëmbeu puthjen dhe ashtu shkuan gjërat pastaj”, tregoi duke qeshur Jonida. Ndërsa Besniku u shpreh se momenti kur e puthi për herë të parë ishte ai kur kishte marrë vendimin që do ishte me Jonidën.

Po për surprizat? Të dy u shprehën se i duan suprizat, por secili ka mënyrën e tij për t’u shprehur. “Unë i lë pusulla të ndryshme. E kam bërë përherë këtë, i shkruaj çfarë ndjej. Por dhurata nuk bëj shumë”, ka treguar Besniku.

Shën Valentinin ama do e festojnë një ditë pas dhe kjo është e vendosur, pasi Besniku nuk i ka qejf festat.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet për herë të parë për jetën pas bebushes

Jonida Vokshi: Dua një motër për vajzën