MENU
klinika

Ja sa kohë i duhet të marrë veten

Mrekulli që është gjallë, Woods drejt rikuperimit

25.02.2021 - 14:29

Pas aksidentit me makinë në fillim të kësaj jave të legjendës së golfit, Tiger Woods, disa media amerikane raportuan se ai është në rrezik për jetën. Dëmtimet nga aksidenti ishin të shumta, por tashmë gjendja paraqitet e stabilizuar.

Woods ka kockat e tibias dhe fibulës së këmbës së djathtë të copëtuara, si dhe disa dëmtime në kyçin e këmbës e trauma të tjera. Shumë nga kolegët e tij ishin ndër të parët që e bënë të ndihej afërsinë e tyre me shumë mesazhe dashurie.

Tani e pret një riaftësim i gjatë dhe i dhimbshëm. Sipas ekspertëve, legjendës së golfit do t’i duhen nga 8 deri në 12 muaj të rikuperohet, duke përjashtuar ndërlikimet e mundshme. Sipas raportimeve nga ekspertët e aksidenteve në Amerikë, është një mrekulli që Woods është ende gjallë. Makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys anash.

Sipas policisë, Woods po shkonte në redaksinë e një televizioni për një intervistë. Makina e tij u përplas me një ndarëse traku dhe është përmbysur, duke përfunduar në një rrëpirë anash rrugës. Ai u nxor nga pjesa e përparme e xhamit të makinës. Kjo është hera e tretë që Tiger Woods përfshihet në një aksident me makinë, kësaj here më rëndë dhe vetëm fati e ka shpëtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN