MENU
klinika

Luhet më 28 mars në “Air Albania”

Ndeshja me Shqipërinë, anglezët me leje të posaçme

18.02.2021 - 13:08

Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022, do të zhvillohet sipas programit. U aludua se mund të kishte një spostim për sa i përket stadiumit të këtij takimi, por tashmë gjithçka është e konfirmuar e konfirmuar.

Prestigjozja britanike “Daily Mail” raporton se ky takim do të zhvillohet më 28 mars në “Air Albania”, ashtu siç ishte në axhendë menjëherë pas hedhjes së shortit.

Mediat britanike bëjnë me dije se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar në vendin tonë me gjithë bllokimin e linjave që nga 22 dhjetori. E gjithë kjo situatë kaotike është shkaktuar për shkak të Koronavirusit që po bën kërdinë në të gjithë botën.

Së fundmi, ndryshuan edhe stadiumet e ndeshjeve të Champions League, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale. Por kjo nuk do të ndodhë sa i përket ekipit kombëtar anglez, që do të fluturojë drejt Tiranës në fund të marsit për t’u ndeshur me kuqezinjtë.