MENU
klinika

Ligue 1, Java 26

Nga “parajsa në ferr”, PSG humb në shtëpi

21.02.2021 - 23:00

Pas fitores mbresëlënëse në Camp Nou ndaj Barcelonës, PSG është mposhtur 0-2 në shtëpi nga Monaco e drejtuar nga Niko Kovac, që u shkarkua nga Bayern nëntorin e vitit 2019.

Klubi i Principatës është ngjitur në vendin e katërt të renditjes, duke shkuar vetëm dy pikë larg kampionëve në fuqi të Francës, që mbeten në vendin e tretë në renditje dhe tani janë katër pikë larg kreut.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Monaco në fushën e PSG-së që nga 2016-ta. Diop (6′) dhe Maripan (51′) kanë qenë autorët e golave për miqtë. Një humbje e papritur për skuadrën e Pochettino.