MENU
klinika

Në 10 ndeshjet e fundit

Shënuesit më të mirë U-23 në Evropë

24.02.2021 - 13:42

Në ndeshjet e fundit në kampionatet përkatëse Haaland i Dortmundit dhe Lautaro Martinez i Interit ishin protagonistë me golat e tyre. Po ndonëse janë sulmuesit më të spikatur për skuadrat e tyre, në 10 ndeshjet e fundit nuk janë ata shënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane te futbollistët 23 vjeçarë e më poshtë.

Në vend të parë është suedezi Alexander Isak i Real Sociedad, që ka shënuar 9 gola në 6 ndeshjet e fundit në La Liga. Në vendin e dytë ndodhet Youssef En-Nesyri i Sevilla-s me 8 gola në 9 ndeshjet e fundit po në kampionatin spanjoll.

Vetëm vend i tretë për Lautaro Martinez, që duke llogaritur edhe dopietën e fundit në derbi ndaj Milanit, shkoi në 7 gola në 9 ndeshje të Serie A. Po dy gola në derbi shënoi edhe Haaland, që në këtë renditje speciale zë vendin e katërt, teksa shkoi në 7 gola në 9 ndeshjet e fundit të Bundesligës.

Ndër futbollistët 23 vjec e poshtë që kanë shënuar më shumë gola së fundmi spikasin edhe Sancho i Dortmund, Chiesa i Juventus, Foden i Manchester, ndërsa Kylian Mbappe i PSG ndodhet në vendin e 12 me 4 gola në 9 takimet e fundit në kampionatin francez.

12) AMINE GOUIRI (2000, Nice): 4 gola në 10 ndeshje në Ligue 1

12) KYLIAN MBAPPÉ (1998, Psg): 4 gola në 9 ndeshje në Ligue 1

12) HARVEY BARNES (1997, Leicester): 4 gola në 9 ndeshje të Premier League

12) PHIL FODEN (2000, Manchester City): 4 gola në 9 ndeshje të Premier League

12) SILAS ËAMANGITUKA (1999, Stuttgart): 4 gola në 8 ndeshje të Bundesligës

12) RUBEN NEVES (1997, Ëolverhampton): 4 gola në 8 ndeshje të Premier League

12) FEDERICO CHIESA (1997, Juventus): 4 gola në 8 ndeshje të Serisë A

6) JADON SANCHO (2000, Borussia Dortmund): 5 gola në 9 ndeshje të Bundesligës

6) DUSAN VLAHOVIC (2000, Fiorentina): 5 gola në 9 ndeshje të Serisë A

6) MATTHEË HOPPE (2001, Schalke 04): 5 gola në 9 ndeshje të Bundesligës

6) JONATHAN DAVID (2000, Lille): 5 gola në 9 ndeshje në Ligue 1

6) SASA KALAJDZIC (1997, Stuttgart): 5 gola në ndeshjet e Bundesligës

6) BORJA MAYORAL (1997, Romë): 5 gola në 9 ndeshje të Serisë A

5) TEREM MOFFI (1999, Lorient): 6 gola në 8 ndeshje në Ligue 1

3) ERLING HAALAND (2000, Borussia Dortmund): 7 gola në 9 ndeshje të Bundesligës

3) LAUTARO MARTINEZ (1997, Inter): 7 gola në 9 ndeshje të Serisë A

2) YOUSSEF EN-NESYRI (1997, Sevilla): 8 gola në 9 ndeshje në La Liga

1) ALEXANDER ISAK (1999, Real Sociedad): 9 gola në 6 ndeshje në La Liga