MENU
klinika

Bundesliga, java 23

Spektakël i Leipzig, përmbys 2 gola, s’i ndahet Bayern

27.02.2021 - 20:45

Një ndeshje spektakolare ajo e mbrëmjes në Bundesliga. Çmenduri ajo që ndodhi në Leipzig-Monchengladbach, ku ekipi vendas ka përmbysur një disavantazh 0-2 të pjesës së parë, duke marrë një fitore 3-2 në frymën e fundit.

Ndeshja nisi që në fillim me emocione, me Gladbach që mori avantazhin pas golit të Hoffman. Në minutën e 19’ Marcus Thuram dyshoi shifrat, duke dhënë përshtypjen e një disfate për vendasit e Leipzig.

Gjithsesi, ekipi i Nagelsmann nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë shënoi me Sorloth, por goli i norvegjezit u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë. Shtatë minuta pas golit të anuluar do të vinte një tjetër gol, por këtë herë i rregullt,me autor francezin Nkunku.

Pas Nkunku, ishte Poulsen që shënoi golin e barazimit, me Leipzig që po dominonte absolutisht gjithçka në fushë. Më pas erdhi fundi dramatik, ku Sorloth shënoi në minutën e 93’ pas një krosimi perfekt të Nkunku, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Një fitore që e mban Leipzig në vend të dytë vetëm 2 pikë pas Bayern Munchen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN