MENU
klinika

Krim ekonomik

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës

01.03.2021 - 13:54

Policia rajonale e Katalunjas ka arrestuar këtë të hënë ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Në pamjet e publikuara nga mediat spanjolle shihen efektivët e trupës policore MOSSOS, që hyjnë në ambientet e klubit për të kontrolluar në kërkim të informacioneve që lidhen me atë që është cilësuar si “Barça-gate”.

Informacionet më të fundit janë për 4 arrestime Òscar Grau, i cili ka qenë kreu i bordit drejtues të Bartomeu dhe drejtori i shërbimeve ligjore Romà Gómez Ponti. “Barçagate” është një cështje e nisur një vit më parë koha kur u zbulua se klubi kishte angazhuar një kompani të dedikuar për të diskredituar të gjithë kundërshtarët e presidentit Bartomeu, ose kritikët e menaxhimit të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në shënjestrën e kësaj kompanie kanë qenë edhe lojtarë aktualë dhe të mëparshëm. Mënyra e pagesës së kësaj shoqërie është ajo që çoi në një hetim më të thelluar në llogaritë bankare të klubit. Mendohet se bëhet fjalë për krime ekonomike që pasqyrojnë veprën penale të korrupsionit.

Raportet nxjerrin në pah që klubi blaugrana nën drejtimin e bartomeut ka kryer parregullsi të rënda inanciare, si mbivlerërësimi deri në 600% duke anashkaluar organin e kontrollit ose duke simuluar shkarkime nga puna për të evituar dëmshpërblimet dhe detyrimet e pagezave të sigurimeve shoqërore.

Kjo ngjarje trondit klubit në javën kur anëtarët do të votonin për presidentin e ardhshëm dhe dy ditë para gjysmëfinales së kthimit në kupën e mbretit kundër Sevilla-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”