MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Barcelona vuan, por kalon në finale

03.03.2021 - 23:38

Barcelona ka përmbysur humbjen në Sevilla në ndeshjen e parë dhe në kthim në Camp Nou ka fituar 3-0 pas kohës shtesë. Një rezultat që con katalanasit në finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona shënoi golin e parë qën në minutën e 12-të me Dembele dhe u duk sikur do ta kishte të lehtë përmbysjen e humbjes 2-0 të ndeshjes së parë. Goli I dytë u shënua në minutën e 94-t nga Pique dhe mbajti gjallë shpresat e Barcelona-s ndaj Sevilla-s.

Sevilla ka patur mundësinë ta siguronte kualifikimin në minutën e 73-të pas penalltisë së tuar nga Ocampos, por gjuajtja e këtij të fundit nga pika e bardhë është ndalur nga Ter Stegen. Dy minuta para golit të Pique, andaluzët kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Fernando.

Në shtesë është Braithëaite që realizon në 95’ dhe kalon Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit. Katalanasit do të ndeshen në finale me fituesin e ciftit Athletic Bilbao-Levante.