MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja shënon dhe kalon në finale të Kupës

02.03.2021 - 22:54

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se ia ka marrë dorën mirë ekipit të Venlos. Pasi i shënoi në kampionat fundjavën e kaluar, tashmë i shënon edhe në Kupën e Holandës.

Broja ka shënuar sonte për Vitesse në gjysmënalen e Kupës së Holandës. Sulmuesi kuqezi ka kërcyer bukur me kokë dhe ka zhbllokuar ndeshjen e mbërthyer në 0-0. Një fluturim i shqiptarit që ka gjetur këndin e duhur.

Vitesse më pas shënoi edhe golin e dytë, duke kaluar në finale të këtij kompeticioni. Skuadra e Brojës do të presë në finale fituesin e ciftit Heerenven-Ajax. Ishte goli i 10-të për Brojën këtë sezon në Holandë.