MENU
klinika

Premier League, Java 27

City pa limite, “poker” ndaj Wolves dhe prek titullin

02.03.2021 - 23:03

Manchester City ka regjistruar fitoren e 21-të radhazi në të gjitha kompeticionet. E fundit ishte në shtëpi 4-1 ndaj Wolves, duke e cuar në 15 pikë diferencën me vendin e dytë. Kur mbeten edhe 11 javë, titulli nuk duket më problem për Sitisenz.

Manchester City ka kaluar në avantazh në minutën e 15-të. Një autogol i Dendocker u ka dhuruar avantazhin Qytetarëve. Mesfushori i miqve ka dërguar topin në portën e tij në tentativën për të penguar një pasim të Mahrez. Në fundin e pjesës së parë Laporte dyfishon, por anulohet për jashtë loje.

Miqtë arrijnë të barazojnë në 62’ me anë të Coady. Gjithsesi, Wolves reziston deri në minutën e 80-të, kur Gabriel Jesus rikthen avantazhin për Sitisenz. Në limite vijnë dy gola njëri pas tjetrit për vendasit. Mahrez në 90’ dhe sërish Jesus në 93’ vulosin fitoren 4-1.