MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo rimerr kreun, Egnatia fiton në Vlorë

03.03.2021 - 15:31

Kategoria e Parë ndeshjet e javës së 13-të. Pas ndryshimeve në stol, Dinamo hasi vështirësi ndaj koplikasve, por në fund iu gëzua fitores, falë një goli të çmuar të Da Silva (72’). Dueli tjetër i fqinjëve në këtë grup, mes Erzenit dhe Vorës, u mbyll me fitoren minimale të shijakasve, që ngjiten në grupin A.

Aktualisht, klasifikimi kryesohet nga blutë kryeqytetas, me 26 pikë, të ndjekur nga Burreli me një pikë më pak, që do të luajë nesër si pritës ndaj Besëlidhjes.

 

Në Grupin B spikati ndeshja Pogradeci-Tomori. Kanë fituar vendësit me rezultatin 1-0, me gol të Abazaj që në minutën e 10-të. Flamurtari vijon të zhgënjejë, teksa është mposhtur 2-1 në shtëpi nga rrogozhinasit. Egnatia e Gugash Maganit duket e vendosur për t’u ngjitur në Superiore, sezonin e ardhshëm.

Besa nuk ka shkuar më larg se barazimi i bardhë në Cërrik, ndërsa Lushnja ka likujduar pa probleme Elbasanin, me shifrat 3-1. Në këtë grup kryeson Egnatia, me 25 pikë, e ndjekur nga liqenorët me 19 pikë.

KATEGORIA E PARË, JAVA E 13-TË

Grupi A

DINAMO-VELEÇIKU 1-0

Da Silva 72’

ERZENI-VORA 1-0

Hima 2′

BURRELI-BESËLIDHJA (nesër)

KORABI-PARTIZANI B (nesër)

Grupi B

POGRADECI-TOMORI 1-0

Abazaj 10′

LUSHNJA-ELBASANI 3-1

Qoshku 5′, Dani 50′, Oyrazi 63’/ Marku 20′

TURBINA-BESA 0-0

FLAMURTARI-EGNATIA 1-2

Aliaj 89’ / Shtubina 6′, Silva 48