MENU
klinika

Tenis

Djokovic 310 javë në krye, barazon rekordin e Federer

01.03.2021 - 11:35

Novak Djokovic barazoi rekordin e Roger Federer prej 310 javësh si numri një në botë në tenisin e meshkujve. Serbi do të tejkalojë zviceranin javën e ardhshme, pasi as Rafael Nadal dhe as Daniil Medvedev, përkatësisht i dyti dhe i treti në renditjen e ATP, nuk do të jenë në gjendje ta arrijnë atë.

Asgjë nuk mund ta ndalojë tenistin serb, fituesin e tri herë radhazi të Australian Open që të thyejë rekordin e Federer, pasi ai ka 12,030 pikë dhe nuk mund të tejkalohet nga ndjekësit e tij, pasi spanjolli Rafael Nadal ka 9,850 pikë ndërsa  rusi Daniil Medvedev vjen më poshtë me 9,735 pikë.

Ndryshimi i vetëm në top-20 është se fituesi i “Montpellier ATP 250” i Belgjikës, David Goffin, që fitoi një vend dhe tani është i 14-ti në dëm të kanadezit Milos Raonic.

Roger Federer mbetet në vend të pestë dhe ka paralajmëruar rikthimin këtë muaj, teksa do ta nisë nga turneu i Dohas në Katar. Megjithatë, tenisti zviceran do ta ketë të vështirë të rikuperojë pozicione në renditje, për më tepër që vjen pas operacioneve dhe duhet parë forma fizike.

KLASIFIKIMI ATP

1.Novak Djokovic (SRB) 12,030 pikë

2.Rafael Nadal (ESP) 9,850

3.Daniil Medvedev (RUS) 9,735

4.Dominic Thiem (AUT) 9,125

5.Roger Federer (SUI) 6,630

6.Stefanos Tsitsipas (GRE) 6,595

7.Aleksandër Zverev (ALE) 5,615

8.Andrey Rublev (RUS) 4,609

9.Diego Schwartzman (ARG) 3,480

10.Matteo Berrettini (ITA) 3,480