MENU
klinika

Reagon ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë

Dritan Abazoviç: Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid!

30.03.2021 - 09:11

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka reaguar ashpër deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave në këtë shtet, Vladimir Leposavic, i cili pyetjes nëse ishte i gatshëm të pranonte që në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, iu përgjigj duke thënë se nuk mund të njihte një ngjarje “për të cilën nuk ka njohuri”, raporton Gazeta Express.

Leposavic u shpreh se do të pranonte krimet në Srebrenicë “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Pas reagimit të Bashkimit Evropian, ka reaguar edhe Abazoviq përmes një shkrimi në Twitter.

Ai ka thënë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid, e se Qeveria e Malit të Zi i respekton të gjitha gjyqet ndërkombëtare.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Në këtë pikë ska çfarë diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e njohjes së Kosovës

‘Kërcënon’ Abazoviç: Largohem nëse…