MENU
klinika

Vendimi zyrtar

Federata Gjermane: Low ikën pas Europianit!

09.03.2021 - 12:44

Joachim Low do ta lërë pozicionin që mban si trajner i kombëtares së Gjermanisë pas finaleve të “Euro 2020”. 61-vjeçari, i cili i udhëhoqi pancerat drejt lavdisë në Kupën e Botës 2014, ishte nën presion të madh pas performancës së zymtë të Gjermanisë në “Rusi 2018”, edhe pse e mbajti postin dhe pritej të vazhdonte deri më 2022.

Sidoqoftë, ai nuk do ta vijojë kontratën përtej kësaj vere, duke rënë dakord për këtë me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB). Një deklaratë në faqen zyrtare të federatës konfirmohet se Loë tërhiqet nga pozicioni i tij.

“Joachim Low do ta përfundojë punën e tij si trajner i kombëtares pas Kampionatit Europian në verën 2021. Ai kërkoi t’i jepte fund kontratës së tij menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian. Federata ra dakord për këtë”. Kjo ishte deklarata zyrtare.

Low shprehu mirënjohjen e tij për federatën pasi u bë njoftimi, ndërsa diskutoi gjithashtu për krenarinë e jashtëzakonshme që ka ndjerë gjatë rolit të tij si trajner i Gjermanisë gjatë 15 viteve të fundit, pasi kishte kaluar dy vite si ndihmës i Jurgen Klinsmann, para se të merrte postin e lartë.

Gjermania ndodhet në një grup të vështirë, me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë. Frika e eliminimit nga Europiani që në grupe ekziston edhe te tifozët pas asaj që ndodhi 3 vjet më parë në disfatën ruse.