MENU
klinika

Serie A, Java 25

Juventus nuk gabon dy herë radhazi

02.03.2021 - 22:42

Juventus ka lënë pas menjëherë barazimin në Verona dhe është kthyer te fitorja në shtëpi ndaj Spezias, në shifrat 2-0. Një sukses që mban kampionët në vendin e tretë, por duke u afruar me dy vendet para.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Miqtë u mbrojtën shumë mirë. Cristiano Ronaldo tentoi disa herë, madje goditi edhe shtyllën, por nuk ishte e thënë që të realizonte në 45 minutat e para.

Juventusi ka gjetur golin e avantazhit me Alvaro Morata në 62’. Sulmuesi bardhezi ka shënuar pas asistit të Bernardeschit, që në fillim u dha për jashtë loje, por me ndërhyrjen e VAR, goli u vlerësua i rregullt. Morata kishte hyrë në lojë vetëm 2 minuta para se të shënonte.

Pas 9 minutash është Chiesa që dyfishon shifrat. Juventus clirohet dhe krijon njëri pas tjetrit rastet. Por goli i tretë do të vinte në 89’. Nuk mund të mungonte Ronaldo, që vulos sfidën në 3-0. Goli i 20-të i portugezit këtë sezon, 2 para Lukakut, që ndodhet në vendin e dytë.