MENU
klinika

Shtyhet Regensburg-Werder Bremen

Mësohet gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Gjermanisë

02.03.2021 - 23:13

Pas shtyrjes së ndeshjes Regensburg-Werder Bremen si pasojë e rasteve me Covid-19 tek ekipi vendas, Borussia Dortmund ka mundur 1-0 në transfertë M’Gladbach dhe është kualikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Sfida e luajtur në Borussia Park është vendosur nga një gol i Jadon Sancho në minutën e 66-të dhe ka ardhur pas një kundërsulmi perfekt të Dortmund. Haaland kishte kaluar në avantazh verdhezinjtë në të 53-ën, por goli i norvegjezit është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një faulli.

Dortmund e ka mbyllur me 10 lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Dahoud për një ndërhyrje të parregullt që ka çuar te një përlasje mes dy skuadrave.