MENU
klinika

NBA

Mposhten Lakers, Clippers e Bucks, Suns të dytët

03.03.2021 - 11:37

Pas dy fitoreve radhazi, kampionët e Los Angeles Lakers në NBA bien sërish. Këtë herë, surpriza erdhi nga Phoenix Suns, që bëri të pavlefshëm 38 pikët e LeBron James, për të fituar me shifrat 114-104.

Saric dhe Bridges ishin më të mirët në parket për Phoenix duke shënuar 40 pikë të dy bashkë. Fitore që i katapulton në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Humbje befasuese pësoi edhe Milwaukee Bucks, që u mund 128-97 nga Denver Nuggets. Lojë tepër e dobët e treguar nga Bucks, me Giannis Antetekounmpo autor i 27-pikëve, ndërsa për Nuggets titullarët realizuan mbi 10 pikë secili. Më i miri në parket ishte Nikola Jokic me një “triple-double”, 37 pikë, 10 rebound dhe 11 asiste.

Zhgënjen dhe Clippers, që bie në transfertë me Boston Celtics, me rezultatin 117-112. George realizoi 32 pikë, por që shërbyen vetëm për statistikë, pasi Boston, i udhëhequr nga Walker me 25 pikë dhe 38 pikët e ardhur nga stoli, arriti që të shënoi fitoren e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN