MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Partizani fiton derbin dhe largon Tiranën, Laçi merr kreun

13.03.2021 - 15:00

Konfigurohet plotësisht Kategoria Superiore në futboll. Pas fitores 2-1 të Partizanit në derbi ndaj Tiranës dhe suksesit 2-0 të Laçit në Korcë ndaj Skënderbeut, kampionati ndahet në 3 grupime. Katër ekipe për titull dhe Europë, 3 skuadra “neutrale” dhe 3 që luftojnë në fund për një gjysëmvendi që i shpëton.

Këtë ndarje e bëri skuadra e Partizanit, që triumfoi pikërisht atëherë kur duhej, duke u rikthyer te suksesi pas 3 ndeshjesh, pikërisht në derbi. Tirana mposhtet atëherë kur nuk pritej, pasi kishte fituar 3 ndeshje radhazi.

Belica kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 30-të, por Hoxhallari barazpeshoi në minutën e 39-të, duke dhënë sinjale se kampionët nuk dorëzohen lehtë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Në pjesën e dytë Bardhi do të shënonte golin e avantazhit në 59’, që do të qëndronte në fuqi deri në fund. Bardheblutë tentuan të paktën mos e humbin derbin, por nuk ia dolën dot.

Në ndeshjen tjetër, kurbinasit shënuan dy golat e fitores në transfertë në pjesën e dytë. Mazrekaj dhe Shehu e ngjisin ekipin e tyre në vend të parë, 2 pikë para Partizanit. Vetëm Teuta mund t’i barazojë në krye, me sfidën që luan në orën 16:00 ndaj Kastriotit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brdaric do të drejtojë Vllazninë

Çudi shqiptare, e shkarkuan dje, sot e rikthejnë