MENU
klinika

"Zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve"

PE kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe M. e Veriut

05.03.2021 - 12:36

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja.

Sa i përket Shqipërisë, përmes këtij raporti është përshëndetur përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të jenë të pakthyeshme sepse ato janë një prej kushteve kryesore për përparim në procesin e integrimeve. Eurodeputetë kanë kërkuar që zgjedhjet e muajt prill në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike në vend dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.

Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile.

Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur keqardhje për mungesën e një zgjidhjes të çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. PE-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve që përmes dialogut konsturktiv të kërkojnë një kompromis.

Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut kjo është bllokuar nga Bullgaria e cila ka parashtruar kërkesa që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin, për të cilat ka interpretime të ndryshme në Shkup dhe Sofje.

Për Shqipërinë, disa shtete anëtare duan të shohin më shumë përparim në reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e prillit./Rel

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!