MENU
klinika

LeBron kundër Durant

Përzgjidhen dy skuadrat e “All Star Game”

05.03.2021 - 12:03

Mbrëmja magjike e All Star Game në NBA nuk do të jetë më një përballje mes dy Konferencave, por një sfidë mes ekipeve të përzgjedhura nga dy basketbollistët më të votuar.

Më 7 mars, në Atlanta do të zhvillohet sfida e skuadrës së LeBron James dhe asaj të Kevin Durant, dy më të votuarit në Konferencat përkatëse. Dy lojtarët kanë bërë zgjedhjet e tyre, në bazë të një liste me 30 emrash, ku ishin basketbollistët e tjerë më të votuar.

Ajo që bie në sy është se LeBron ka bërë si zgjedhjen e parë rivalin e vjetshëm në këtë sfidë, Giannis Antetokounmpo. Kjo do të jetë hera e parë që ata të dy do të luajnë në një ekip. Në skuadrën e Lebron James është edhe Curry, Doncic dhe Jokic.

Në kahun tjetër, Durant do të jetë i pranishëm në stadium, por s’do të luajë, pasi është i dëmtuar. Do të luajnë basketbollistët e tjerë të shquar, si Harden, Embiid, Irwing dhe Leonard.

Skuadrat do të udhëhiqen nga trajnerët e dy skuadrave që kryesojnë Konferencat përkatëse në këtë moment të kampionatit, pra tekniku i Utah Jazz do të drejtojë skuadra e James dhe ai i Philadelphias ekipin e Durant.

SKUADRA E LEBRON JAMES

LeBron James (Lakers), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), Stephen Curry (Golden State), Luka Doncic (Dallas), Nikola Jokic (Denver)

Rezerva: Damian Lillard (Portland), Ben Simmons (Philadelphia), Chris Paul (Phoenix), Jaylen Brown (Boston), Paul George (Clippers), Domantas Sabonis (Indiana), Rudy Gobert (Utah)

Trajner: Quin Snyder (Utah Jazz).

SKUADRA E KEVIN DURANT

Kyrie Irving (Brooklyn), Joel Embiid (Philadelphia), Kawhi Leonard (Clippers), Bradley Beal (Washington), Jayson Tatum (Boston).

Rezerva: James Harden (Brooklyn), Devin Booker (Phoenix), Zion Williamson (New Orleans), Zach LaVine (Chicago), Julius Randle (New York), Nikola Vucevic (Orlando), Donovan Mitchell (Utah).

Trajner: Doc Rivers (Philadelphia).

Sa u takon ndeshjeve të fundit, Washington Wizards mposhti në sekondat e fundit 119-117 Los Angeles Clippers, ndeshje me rivalitet dhe emocione, me një rezultat zurprizë. Edhe pse 7 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë, kjo s’mjaftoi për të evituar humbjen. Beal me 33 pikë e Westbrook me 27 bënë diferencën për vendasit.

Fitore të vështirë në sekondën e fundit mori ekipi i Milwaukee Bucks, që mposhti 112-111 Memphis jashtë fushe. Antetokounmpo e mbylli me 26 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 22 pikë e 10 rebound, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Jo Morant.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN