MENU
klinika

Bernin, shekulli XVII

Piktura e gjeniut thyen rekord

21.03.2021 - 16:37

        Tabloja e shekullit XVII, e skulptorit italian Le Bernin, u shit në një ankand në Francë, në vlerën 1,9 milionë euro – një rekord botëror ky, për një pikturë të artistit, sipas shtëpisë së shitjeve./Konica.al

Dalë në ankand me 30 000-50 000 euro në Compiegne, në veri të Francës, vepra e realizuar në vitet 1630-1640, u vlerësua në fund, me 1,3 milionë euro gjatë shitjes së organizuar nga shtëpia e ankandeve “Acteon”, për një çmim total prej 1 937 500 eurosh.

“Ra rekordi botëror, për një pikturë nga Bernin më 2014, për një vepër të shitur 139 000 euro. Jemi shumë të lumtur, për rolin tonë si zbulues të kësaj vepre arti”, –  ishte reagimi nga Dominique Le Coënt.

“Identiteti i blerësit, që ishte i pranishëm, nuk u zbulua, por bëhet fjalë për një anglo-sakson”, – theksoi Le Coënt, – për të cilin, vepra do të largohet nga Franca.

Kjo pikturë, që përfaqëson një njeri të ulur në natyrë, është një ekspresion tipik i artit barok dhe i gjeniut, Bernin”, – shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Me vullnet, zotësi, talent dhe këmbëngulje

6 gra që ndryshuan botën…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit