MENU
klinika

Dhe si ta shmangim

Pse ndodh lodhja e pranverës?

28.03.2021 - 09:44

Pranvera sjell ditë më të ngrohta plot diell të cilat janë shumë të lehta për t’u shijuar. Megjithatë, për disa prej nesh, pranvera përfaqëson gjithashtu kthimin e lodhjes famëkeqe të pranverës që shoqërohet shpesh me një humor të keq.

Trupi ynë duhet të përshtatet

Gjatë ditëve të dimrit, trupi ynë prodhon sasi më të larta të melatoninës, një hormon i gjumit. Me ardhjen e pranverës, trupi ynë duhet t’i përshtatet ekspozimit më të madh ndaj rrezeve të diellit, gjë që rezulton në rritjen e prodhimit të serotoninës. Këto ndryshime në trup nuk shkojnë mirë gjithmonë në mënyrë të përsosur, por shpesh shoqërohen me lodhje, ankth, marramendje, dhimbje koke dhe ndonjëherë edhe depresion.

Ndikimi i mungesës së magnezit

Simptomat e lodhjes së pranverës mund të zgjasin për disa javë, por ju mund ta ndihmoni vetveten:

  • duke qëndruar në natyrë
  • ushtrime të rregullta
  • duke konsumuar një sasi të mjaftueshme uji
  • konsumi i frutave dhe perimeve të freskëta

Individët të cilët nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të perimeve me gjethe jeshile të freskëta, arra dhe fara mund të vuajnë nga mungesa e magnezit në trup. Gjegjësisht, gjatë gatimit, perimet humbin shumë minerale të rëndësishme, më e rëndësishmja prej të cilave është magnezi. Magnezi ndihmon funksionimin normal të sistemit nervor dhe mungesa e tij mund të rezultojë në ulje të përqendrimit dhe ndjenja të frikës, ankthit dhe të përzierit.

Kush vuan zakonisht nga mungesa e magnezit?

Njerëzit më të ekspozuar ndaj stresit, diabetikët, individë që konsumojnë sasi të tepërt të karbohidrateve, astmatikë dhe pacientë kardiovaskularë më shpesh vuajnë nga mungesa e magnezit në trup. Gjithashtu, mungesa e magnezit mund të jetë një problem për fëmijët, atletët dhe gratë shtatzëna.

Zgjidhja: ushqimi i duhur dhe gjumë i mjaftueshëm!

Nëse duket se vuani nga mungesa e magnezit në trup, do të jetë më mirë të rrisni konsumin e ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha të këtij minerali të vlefshëm. Përveç kësaj, do të ishte mirë të punonit në cilësinë e gjumit. Gjeni teknikën tuaj të preferuar të relaksimit dhe filloni ta praktikoni atë çdo natë para se të shkoni në vendin e ëndrrave. Në këtë mënyrë, muskujt tuaj do të relaksohen, dhe kjo do të ketë një efekt shumë pozitiv në cilësinë e gjumit tuaj. Ushqimi i duhur dhe sasia e mjaftueshme e gjumit janë në gjendje të kontribuojnë shumë në rimëkëmbjen e plotë të trupit.

Për përfundim …

Secili prej nesh dëshiron të ndihet i pushuar dhe i gatshëm për veprim, por kjo shpesh përfshin sakrifica të shumta dhe futjen e disa ndryshimeve në jetën e përditshme. Në fund të fundit, zgjedhja është e juaja – ju mund të ndjeheni keq dhe të rraskapitur për javë të tëra ose të bëni diçka për të hequr qafe lodhjen e pranverës sa më shpejt të jetë e mundur. Paçi fat!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN