MENU
klinika

Ligue 1, Java 28

PSG fiton pa Mbappe e Neymar, Lyon e Lille rezistojnë

03.03.2021 - 23:02

Kampionati francez po bëhet interesant këtë sezon, pasi janë të paktën 3 skuadra në garë për titull. Lyon dhe Lille kërkojnë të thyejnë homogjeninë e PSG-së.

Lille fitoi në limite 2-0 ndaj Marseille dhe kryeson Ligue 1, dy pikë para PSG. Kampionët në fuqi fituan 0-1 në fushën e Bordeaux. Në një sfidë ku munguan yjet Neymar e Mappe dhe golin e vetëm e shënoi Sarabia.

Në vend të tretë Lyon, që fitoi 1-0 ndaj Rennes. Edhe Monaco dukej në lojë deri sot, por u mposht 1-0 nga Strasbourg dhe ka humbur terren me skuadrat në krye. Ligue 1 mbetet e hapur deri në fund.