MENU
klinika

Gjithmonë krenare

Rita Ora i tregon gjithë botës arritjet e gjyshit të saj!

27.03.2021 - 10:46

Besim Sahat#, gjyshi i Rita Orës, ka qenë në një nga figurat më të nderuara të Kosovës. Për këtë arsye në respekt të të ndjerit dhe përvjetorit të tij të vdekjes, Posta e Kosovës ka përuruar një pullë të re postare me figurën e tij.

Këtë gjë Rita Ora ia ka treguar me krenari gjithë botës përmes një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë në Instagram foton e pullës së postës dhe ka treguar për ndjekësit historinë pas saj.

“Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi po pres të rri përsëri me ty një ditë, të dua”, ka shkruar Rita Ora.

Besim Sahatçiu është i njohur për një numër të madh projektesh filmike në kohën e Ish-Jugosllavisë, ku më i spikatur mbetet filmi i tij “Era dhe Lisi”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për të, pasi shpesh ndan në rrjetet sociale foto të të ndjerit duke i bërë dedikime prekëse.