MENU
klinika

Europa League

Roma, Tottenham e Arsenal, një hap larg çerekfinaleve

11.03.2021 - 22:57

Kanë përfunduar ndeshjet e para të turit të 1/8 finale të Europa League. Në sfidat e orës 21:00 spikat fitorja 3-0 në shtëpi e Romës ndaj Shakhtar Donetsk. Një sukses që afron italianët për në turin tjetër.

Pellegrini në pjesën e parë dhe El Shaarawy e Mancini në të dytën siguruan një sukses të pastër, që vetëm mrekullia mund të përmbysë në kthim. Kumbulla u aktivizua për 90 minuta për verdhekuqtë.

Fitojnë edhe skuadrat angleze. Tottenham, që luante në shtëpi, mposhti 2-0 Dinamon e Zagrebit. Autor i golave ishte Harry Kane, nga një për secilën pjesë. Spurs shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit në Kroaci.

Fitore të rëndësishme mori edhe Arsenal, duke mposhtur 3-1 Olympiacos në Athinë. Odegaard shënoi një supergol në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, pas barazimit të vendasve, golat e fitores u shënuan nga Gabriel dhe Elneny.

Vijon ecuria e mirë e Granadas, që edhe pse merr pjesë për herë të parë në këtë fazë, është një hap larg çerekfinaleve. Spanjollët fituan në shtëpi 2-0 ndaj norvegjezëve të Molde. Granada në turin e dytë eliminator u ndesh me Teutën e Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin