MENU
klinika

"Guinnes"

Shitet për bamirësi piktura më e madhe në botë

25.03.2021 - 11:22

         Tabloja më e madhe në botë, e konfirmuar si një nga rekordet botërore “Guinnes” dhe titulluar “The Journey of Humanity”, u shit në vlerën prej 62 milionë dollarësh, duke e radhitur kështu, në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.


Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1595.76 metra katrorë dhe u shit në Dubai.

“The Journey of Humanity” është e ndarë në 70 korniza, që u blenë nga Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai.

Sipërmarrësi i bleu të 70 segmentet, – kanë deklaruar organizatorët. Shuma ishte sa dyfishi i asaj të synuar dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi, në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është që të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, shkollimin dhe mbështetjen”, – tha Abdoune, i cili drejton një biznes kripto-valutash.

“Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua, do të kishte qenë një gabim të ndaja copëza” – tha ai.

Ndërkohë, artisti bashkohor Sacha Jafri, shpreson që puna e tij të nxisjë një lëvizje humanitare, pasi në pikturë u përfshinë edhe punime nga fëmijët në 140 vende të botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”

Ekspozita e parë jashtë Kosovës

“Ditët e artistëve romë në telajo”

Kryevepra e piktorit në muzeun 'Van Gogh'

“Luledielli” në gjendje kritike…