MENU
klinika

VV prek gati 50 për qind

Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

04.03.2021 - 11:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë Daka.

Përndryshe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të këtij viti, pas rënies së Qeverisë “Hoti”, me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ramush Haradinaj mesazh për Albin Kurtit

“Nëse LVV fiton zgjedhjet, të hapur për koalicion…”

“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për..."

Albin Kurti flet për bashkimin Kombëtar