MENU
klinika

Goli i shtatë këtë sezon

Sulmuesi shqiptar bën shqiponjën pas golit

05.03.2021 - 20:59

I aktivizuar edhe me ekipin kombëtar Shpresa, sulmuesi shqiptar Emir Sahiti ka shënuar një gol mjaft të bukur në elitën e futbollit kroat në sfidën midis Istra-Sebenik, duke kaluar miqtë në avantazh.

Një pasim i bukur nga Rak dhe Sahiti futet midis dy lojtarëve për të mposhtur më pas portierin me një goditje të bukur. Pas shënimit të golit, talenti festoi duke bërë me duar shqiponjën.

Ky është goli 7 sezonal për Sahitin, i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit. Ndeshja u mbyll me fitoren e Istras 3-2, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN