MENU
klinika

Politikani shumëplanësh

Thyejnë rekord këpucët “magjike” të kryeministrit…

10.03.2021 - 17:47

        Një palë këpucë kadifeje, që i përkisnin Winston Churchill-it janë shitur në ankand për afër 40,000 dollarë.

“Këto këpucë, ku janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950”, – sipas BBC. Churchilli i ka mbajtur gjatë mandatit si kryeministër, nga viti 1951 deri më 1955.

Ato ishin punuar nga një këpucar i asaj kohe, ndërkohë u shitën nga shtëpia “Bellmans”, Sussex. Fillimisht, pritej të arrihej çmimi prej 15,000 dollarësh, por në fund u blenë për 39,040 dollarë.

Kujtojmë se Winston Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik, i njohur kryesisht, për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së dytë.

Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe, prej viteve 1940-1945 dhe më vonë, sërish nga viti 1951 deri më 1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi.

Gjatë karrierës ushtarake, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. U bë i famshëm si korrespondent lufte dhe shkroi libra në lidhje me fushatat e tij ushtarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e parë, duke komanduar Batalionin e Gjashtë Mbretëror Skocez.

Në krye të politikës, për rreth gjysmë shekulli, ai pati shumë poste politike dhe në kabinet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi tregoi se liderët...

Pandemia e paaftësisë