MENU
klinika

Bundesliga, java 24

Tripleta e Lewa-s përmbys dopietën e Haaland

06.03.2021 - 20:30

Bayern Munchen ka bërë një tjetër ndeshje të madhe. Kampionët fitojnë “De klassiker” 4-2 më përmbysje. Dortmund shënoi dy gola me Haaland, por Lewandowski shënoi tre të tilë.

Vetëm 74 sekonda i ka mjaftuar Erling Haaland për të mposhtur Manuel Neuer. Haaland shënoi në prekjen e parë të topit nga ai, pas një goditje që pati edhe një devijim dhe u ndal në rrjetë.

Borussia shënoi golin e 0-2 me autor përsëri norvegjezin, që ndëshkoi Neuer pas një kundërsulmi perfekt në 10’. Bayern Munchen ka rihapur sfidën ndaj Dortmund në minutën e 27’, Robert Lewandowski ka ndëshkuar portierin mik. Polaku ka shfrytëzuar në maksimum një top të hedhur në zonë nga Sane, duke shkundur rrjetën.

Në fundin e pjesës së parë Leëa barazon ndaj verdhezinjve. Autor i golit ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u akordua pas konsultimit me sistemin VAR, pasi gjyqtari fillimisht e konsideroi lojën e rregullt.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por golat e fitores për Bayern erdhën në fundin e takimit. Goretzka në 88’ shënon golin e tretë, ndërsa Lewandowski dy minuta më pas vulos në 4-2. Plot 30 gola për polakun këtë sezon, ai nuk njeh pengesa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN