MENU
klinika

Premier League, Java 27

Tuchel nuk njeh humbje, Chelsea likuidon rivalin direkt

08.03.2021 - 21:04

Që kur u ul në stolin e Chelsea, Thomas Tuchel nuk njeh humbje prej 12 ndeshjesh, 3 barazime dhe 9 fitore në të gjitha kompeticionet, e fundit sonte 2-0 në Premier League kundër Everton, një rival direkt sa i përket zonës Champions.

Takimi i luajtur në Stamford Bridge është vendosur nga një autogol i Godfrey (31′) dhe një penallti e Jorginho-s (65′). Thomas Tuchel është bërë trajneri i parë në historinë e Premier League që nuk ka pësuar gol në pesë ndeshjet e para të kampionatit të luajtura në shtëpi.

Londinezët mbajnë vendin e katërt me 50 pikë, katër më shumë se Evertoni i vendit pestë, por që ka një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN