MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Aspirina dhe diuretikët, ç’duhet të dinë të sëmurët me zemër?

15.04.2021 - 09:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Aspirina dhe diuretikët, ç’duhet të dinë të sëmurët me zemër?

Mjeku: Përdorimi i sigurt i medikamenteve është tepër i rëndësishëm. Më poshtë do të jepen parime të përgjithshme që mund t’i jenë në ndihmë mjekut tuaj për të siguruar trajtimin më të mirë për ju

-Aspirina

Profili: aspirina merret nga goja dhë përdoret për të holluar gjakun. Mund të parandalojë atakun kardiak. Përdoret gjithashtu në rastet e etheve, dhembjeve artikulare.

Informacion për ju dhe mjekun kurues:

Tregojini mjekut nëse merrni hollues të tjerë të gjakut
Tregojini mjekut tuaj nëse merrni medikamente të tjera për dhimbjen ose medikamente për artritin.
Efekte anësore më të zakonshme
Djegie në stomak
Kontaktoni me mjekun në rast se…

Keni hemorragji
Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë
Të dalurat jashtë kanë ngjyrë tepër të errët.
-Diuretikët

Emri farmaceutik Emri tregtar Industria Prodhuese
Bumetanide Bumex Roche
Furosemide Lasix Aventis

Hydrochlorothiazide Hydrodiuril Merck

Microzide Watson

Torsemide Demadex Roche

Profili: këto medikamente merren nga goja. Ulin sasinë e ujit në organizëm duke stimuluar veshkat. Ulin presionin e gjakut.

Informacion për ju dhe mjekun kurues:

Tregojini mjekut nëse vuani nga diabeti ose probleme të urinimit
Tregojini mjekut nëse keni patur alergji nga diuretikët
Tregojini mjekut për të gjitha medikamentet që merrni
Mos harroni doza, mos dyfishoni ato si dhe mos i ndaloni medikamentet pa pyetur mjekun.
Efektet anësore të zakonshme

Marrje mendsh kur ndryshoni pozicionin

Kontaktoni mjekun në rast se…

Keni kontraktime muskulore, ose dhembje, nauze ose të vjella, dobësi. Këto janë shenja të humbjes së kaliumit.
Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.