MENU
klinika

"Po na rrezikohet shëndeti"

Banorët në Lezhë protestë kundër një fabrike

23.04.2021 - 11:23

Banorët e lagjes “Demokracia”, në qytetin e Lezhës protestuan sërish kundër ndotjes nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore. Ata kërkuan zhvendosjen e fabrikës nga zona e banuar, pasi sipas tyre ndotja dhe aromë e rëndë e krijuar po ju rrezikon shëndetin.

Në mbështetje të banorëve ishin dhe kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, z.Mark Marku dhe z.Agron Gjekmarkaj. Ata garantuan se me ardhjen në pushtet, problemi i tyre do marrë zgjidhje, duke premtuar zhvendosjen e kësaj fabrike nga zona e banuar.

Kjo është e disata herë që banorët e lagjes “Demokracia” në qytetin e Lezhës protestojnë për ndotjen që ju shkaktohet nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore dhe problemi vijon mos merret në konsideratë nga institucionet vendore dhe qendrore.