MENU
klinika

Kërkohet dëmshpërblim rekord

Bayern do Nagelsmann, Leipzig: Paguani 30 mln euro!

26.04.2021 - 12:16

Tashmë dihet që Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munich. Nga ana tjetër klibi bavarez ka deklaruar interesin e tij për të emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri, por Leipzig po kërkon një  dëmshpërblim të majmë, rekord botëror prej 30 milionë € për ta lënë atë të shkojë në “Allianz Arena”.

Me një boshllëk për të mbushur, Bayerni do të synojë trajnerin e ri të Leipzig. Tarifa prej 30 milionë € do të ishte më e madhja në historinë e futbollit për një trajner. Po cilat janë kredencialet e Nagelsmann?

Megjithëse vetëm 33 vjeç, ai ka qenë një trajner në Bundesliga prej pesë vitesh. Fillimisht kishte marrë drejtimin e Hoffenheim. Në moshë vetëm 28-vjeçare ishte trajneri më i ri në historinë e Bundesligës dhe e drejtoi klubin nga një pozicion në zonën e rënies drejt vendit eventual të Ligës së Kampionëve.

Pas suksesit të tij në Hoffenheim, ku kaloi pothuajse tre sezone të plota, Nagelsmann u transferua në stolin e Leipzig. Ai e drejtoi klubin në Ligën e Kampionëve, deri në gjysmëfinalen e sezonit 2019-2020, në të cilën u mund nga PSG. Këtë sezon, ndërkohë, ka garantuar praktikisht vendin e dytë në Bundesligë.

Pse po largohet Flick nga Bayerni? Trajneri që grumbulloi gjashtë trofe në stolin bavarez dhe është në prag të një tjetër trium në Bundesligë, do të largohet për shkak të marrëdhënies së tij të vështirë me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic.

Ai ka qenë shumë i lidhur me stolin e kombëtares së Gjermanisë, i cili do të lirohet në verë, megjithëse DFB ka thënë se nuk do të bisedojnë me asnjë trajner ende nën kontratë për zëvendësuesin e Joachim Low.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak