MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Cikalleshi rikthehet protagonist, gol dhe asist

20.04.2021 - 15:52

Rikthehet me gol sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ai ka shënuar gol dhe ka dhënë një asist në ndeshjen që ekipi i tij Konyaspor zhvilloi ndaj Rizesporit në Super Ligën turke.

Në minutën e 6-të të takimit Cikalleshi asistoi për shokun e tij të skuadrës Guilerme, i cili kaloi miqtë në avantazh, ndërsa në minutën e 12-të sulmuesi 30 vjeçar u bë protagonist vetë duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky është goli i 6-të për Cikalleshin në këtë sezon me Konyasporin ndërkohë ka dhënë dhe dy asist. Nw fund, ndeshja Rizespor-Konyaspor u mbyll 5-3.